Standard.al

Dëshmia e gjallë e 97-vjeçarit: Torturat në dy dekada pas hekurave!

0

Regjimi komunist në Shqipëri krijoi një sistem të gjerë të përndjekjes dhe burgosjes për të gjithë ata që e kundërshtuan këtë regjim. Në ndërtesën e ish- komitetit të Partisë në Korçë janë zbuluar disa qeli burgu dhe hetuesie të kohës së komunizmit.

Në mure ka dëshmi të torturave ndaj të dënuarve të sistemit komunizmit. Vasil Zguri sot është 97 vjeç është një ndër ata persona, i cili prej 22 vitesh vuajti dënimin në burgjet më famëkeqe, nga ai i Korçës, e deri në Spaç e Burrel. 97- vjeçari tregon se në 1966 e dënuan për agjitacion e propagandë dhe për shkëmbime letrash me të motrën të emigruar në Greqi.

Vuajtjet dhe persekutimet për këtë kategori lanë gjurmë të thella në memorien e 97-vjeçarit i cili tregon vuajtjet që ka përjetuar dhe ka parë në qelitë e burgjeve famëkeqe të komunizmit.


Dënimi me 22 vite burg i Vasil Zgurit, ishte një dënim edhe për familjen e tij jashtë mureve të qelisë. Djali i 97-vjeçarit tregon se gjatë kohës që babai i tij vuante në burgjet komuniste, ata vuanin përçmimin e njerëzve duke i veçuar nga pjesa tjetër e shoqërisë.

Në Korçë rezultojnë 5 objekte, të cilat kanë shërbyer si vende izolimi për rreth 1000 të dënuar politike, ku 106 prej tyre u ekzekutuan, mes tyre 6 gra. Në bodrumet e ish-godinës së Komiteti të Partisë në Korçë, në muret e ngushta, kanë mbetur të paprekura mbishkrime që tregojnë torturat e të burgosurve politikë në atë kohë.

Korce

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.