Standard.al

“Casalesi” vepron si një “familje e madhe” kriminale, shkatërrohet grupi! Shqiptarët “ura” lidhëse…

0

Në mëngjesin e ditës së sotme, janë arrestuar 17 persona pjesë të klanit “Casalesi” në Caserta të Napolit. Disa prej të cilëve me precedentë penalë të përsëritur që vepronin në zonën e Trentola Ducenta, San Marcellino dhe Lusciano.

Mësohet se personat e ndaluar akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, zhvatje, si dhe trafikim armësh e droge.

14 prej tyre u lanë në masën e arrestit me burg ndërsa 3 prej tyre me masën ‘arrest shtëpiak’

Grupi “Casalesi” vepron si një familje e madhe kriminale. Grupi vepronte me disa napolitanë, por edhe me shqiptarët. Mësohet se pikërisht me shqiptarët bëhej më shumë trafik armësh dhe droge. Lënda narkotike vinte më shumë nga Shqipëria, dhe dërgoheshin në Itali nëpërmjet porteve.

Tre anëtarë të grupit përfunduan në burg për armë dhe trafik droge dhe për drejtimin e një rrjeti prostitucioni në kufi mes Casertas dhe Napolit. Dy anëtarë italianë të grupit, Diana e Kantoni mbanin kontakte me shqiptarët. Një nga italianët përpos se merrej me aktivitete të tjera të paligjshme, kishte edhe një pikë bastesh.

Në të njëjtën kohë u zbulua se disa shqiptarë të grupit, përveç drogës, shfrytëzuan prostitucionin e grave bullgare dhe rumune në provincat e Napolit dhe Caserta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.