Standard.al

Berisha “lëshon bombën”: Rama komplotonte me një agjent rus. BE ia plasi derën në fytyrë!

0

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se BE ia plasi derën në fytyrë kryeministrit Edi Rama dhe pjesës tjetër që ndodhen në pushtet.

‘Edi Ramës dhe gangsterëve të tij në pushtet, atyre që ndërtuan narkoshtetin e parë në Europë ia përplasën derën para fytyrës. Pse Edi Ramës? Europa ka një memorie të sigurtë që nuk duhet të dyshojmë.

Europa e ka të qartë se Rama erdhi në pushtet pasi bllokoi vendin e tij. Bllokoi për këshilltarët e Fierit, për tre ligjit që ishin negociuar dhe ishte rënë dakord sepse Drejtori i Zgjerimit, italiani Sanino, ish këshilltar i Romano Prodit erdhi tek unë dhe unë i bëra pa asnjë lloj vështirësie për të bërë lëshime, mjafton të mbeteshin standarde demokratike. 

Dhe Rama pranoi çdo fjalë të atyre ligjeve dhe nuk i votoi sepse komplotonte me një person që unë edhe atëherë i kam quajtur potencialisht agjentë rus Stefan Fule.’-tha Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.