Standard.al

“Autokrat që rri në pushtet me ndihmën e krimit”! Basha “shigjeton” Ramën, citon “Der Spiegel”: Europa e refuzoi

0

Vazhdon “beteja” në rrjetet sociale midis liderit të PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrit Rama. JO-ja e BE-së, për mos-hapjen e negociatave shkaktoi një sërë reagimesh dhe kritika të pafundme nga politikanë dhe jo vetëm. Më i fundit është reagimi i kryedemokratit Basha i cili sërish ” shigjeton” kryeministrin, këtë herë duke cituar prestigjozen “Der Spiegel”.  Basha shkruan se Europa nuk refuzoi Shqipërinë, por refuzoi Ramën, sepse ai është një autokrat që rri në pushtet me ndihmën e krimit. Sipas Bashës është koha ta refuzojnë dhe shqiptarët.

“Të gjithë shqiptarët e dinë të vërtetën që revista më e madhe e Europës, Der Spiegel e shkruan të zezë mbi të bardhë: Europa nuk refuzoi Shqipërinë, por refuzoi Ramën, sepse ai është një autokrat që rri në pushtet me ndihmën e krimit.

Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqiptarët meritojnë më të mirën. Një njeri e pengon këtë rrugë. Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët”, shkruan Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.