Standard.al

‘Andi Bejtja ka të drejtë’, reagon Manjani: Albin Kurti do sjellë trazira edhe në Shqipëri, koha do ta tregojë çfarë është i aftë të bëj…

0

Zgjedhja e Albin Kurtit në krye të qeverisë së Kosovës, dhe ajo çka do të pasojë, ka shkatuar një valë reagimesh në Prishtinë dhe në Tiranë.

Për analistin Andi Bejtja Kurti është një shembull që duhet të ndiqet edhe në Shqipëri, pasi një Albin Kurt do të duhej dhe në krye të Shqipërisë.

Këtyre debateve iu është bashkuar edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili thotë se fitorja e Albinit dhe e Vjosës nuk duhet paragjykuar, dhe koha do të vlerësojë se çfarë ata do të jenë të aftë të bëjnë.

Postimi i plotë i Manjanit: 

Andi Bejtja ka të drejtë!

Albin Kurti do sjellë trazira në politikën e estabishmentit të deri sotëm në Kosovë dhe Shqipëri.

Fitorja e Albinit, por edhe e Vjosa Osmani është në fakt fund i establishmentit të të fortëve e ustallarëve që në emër të së shkuarës i ranë në top të karadakut të sotmes e të ardhmes së shqiptarëve.

Fitorja e tyre tregon se të shkuarës i ka ardhë fundi.

Etiketimet në avancë, pa iu dhënë shancin të ulen në karriket e qeverisë, janë shprehje e mllefit të së shkuarës.

Albinit, Vjollcës dhe ekipit të tyre duhet tu urojmë SUKSESE!

Do kemi kohë ti vlerësojmë se çfarë dinë të bëjnë…

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.