Standard.al

Akuza të forta/ ‘Pakti anti-kombëtar’! Vuçiç i ka kërkuar Ramës: Kosova të mos jetë pjesë e ‘Shengenit Ballkanik’

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat e forta gjatë intervistës së tij për emisionin “Tempora” në Ora News.

Sipas tij, presidenti serb Aleksander Vuçiç i ka kërkuar Edi Ramës që Kosova të mos jetë pjesë e “Shengenit Ballkanik” dhe kryeministri shqiptar e ka pranuar.

“Sipas burimeve 100%  të sigurta diplomatike kompromisi Rama-Vuçiç është që Rama të pranojë që Kosova të mos pranohet në Shengen. Ky është. Dhe Ramës i premtoi Vuçiç se të zgjidh problemin duke përdorur të gjithë miqësinë që kam me Francën 200 vjeçare dhe do ta zgjidh këtë punë.

Vuçiç i ka kërkuar Ramës që Kosova të mos jetë pjesë e “Shengenit Ballkanik” dhe Rama e ka pranuar këtë kusht”, është shprehur ish kryeministri Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.