Teologu vë me shpatulla pas murit zv/ministren: Mos qesh! “Alvini mund të vritet në kamp”

0
152

Teologu Ermir Gjinishi në një lidhje direkte në emisionin ‘Open’ është përplasur me zv/ministren e punëve të brendshme Romina Kukon, teksa kjo e fundit është e ftuar në këtë emision ku po diskutohet në lidhje me kthimin e Alvin Berishës, pranë familjes.

Kuko u shpreh se ata njerëz në Siri janë robër lufte dhe se njerëzit në atë vend duan para që t’i lirojnë. “Ata janë robër lufte, ku e kemi ambasadën e Sirisë ne këtu që të merremi vesh, e? ne na kërkojnë para atje! Duan para që t’na i japin,”- tha Kuko.

Por këtë gjë e ka përgënjeshtruar gazetari i “Le Iene” Taulant Kopliku dhe Gjinishi.

“Nuk janë robër lufte. Të lutem mos qesh se s’ka nevojë të bëjmë shumë ironi këtu. Nuk të kërkon njeri para pasi njerëzit në atë kamp nuk janë robër lufte. Ata janë një barrë për vendasit dhe duan t’i heqin. Kanë thjesht nevojë për një bashkëpunim me autoritet shqiptare.

Mund t’i humbasim. Alvini mund të vritet bashkë me shqiptarët e tjerë në atë vend. Si do të reagonte qeveria shqiptare,”- tha Gjinishi.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri.

Por Alvini ka mbetur sërish në kampet e ISIS, pasi qeveria shqiptare, konkretisht ambasadori Gent Gazheli, nuk është angazhuar për kthimin e të voglit në Itali pranë të atit dhe dy motrave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here