Standard.al

Skandal! ADN-ja e Ronaldos përputhet me mostrën e gjetur në trupin e ish-modeles… dyshohet të jetë përdhunuar nga ylli portugez

0

Komplikohet akoma edhe më shumë përdhunimi i mundshëm i Kathryn Mayorga-s nga Cristiano Ronaldo.

Së fundmi është konfirmuar se ADN-ja e Cristiano Ronaldos përputhet me mostrën e gjetur në trupin e Kathryn Mayorga kur ajo shkoi në spital në vitin 2009 pasi dyshohet se ishte abuzuar seksualisht.

Mes 100 faqeve të e-mail mes policisë dhe hetuesve lidhur me këtë çështje lexohet detektivi i Las Veag Jeffrey Guyer teksa shkruan: ‘E kemi ADN dhe përputhet plotësisht’.

Pak kohë më parë Prokuroria e Las Vegasit bëri të ditur rënien e akuzave për përdhunim të ngritur nga ish-modelja amerikane. Sipas komunikatës së kësaj Prokurorie që iu shpërnda të gjitha medieve, hetuesit që u morën me këtë çështje arritën në përfundimin se nuk ka prova të forta që të vërtetojnë se futbollisti kreu përdhunim në një hotel të Las Vegasit, 10 vite më parë.

Kjo çështje shpërtheu në muajt e kaluara kur ‘Der Spiegel’ publikoi disa dokumente të siguruara nëpërmjet ‘Football Leaks’, mes të cilave ishte edhe një akord i rezervuar i nënshkruar në vitin 2009 nga Mayorga dhe Ronaldo  në mënyrë që modelja të mos tregonte atë çfarë ka ndodhur me portugezin që i pagoi 375 mijë dollarë.

Sipas versionit të Mayorgës, modelja që në atë kohë ishte 25 vjeçe, u përdhunua në një dhomë hoteli në Las Vegas ku Cristiano Ronaldo ishte me pushime përpara se të përfundonte transferimin e tij nga Manchester United te Reali i Madridit.

Nga ana e tij, futbollisti 34 vjeçar i ka hedhur gjithnjë poshtë këto akuza të ngritura ndaj tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.