Standard.al

Shqiptari 50-vjeçar rreh gruan në mes të restorantit, ndërhyn polici…

0

Një shqiptar 50-vjeçar është ndaluar nga karabinierët e më pas është urdhëruar të largohet nga familja pas aktit të dhunshëm e të shëmtuar në publik kundër gruas së tij.

Shqiptari, rezident prej vitesh në Itali, e ka rrahur gruan në një restorant japonez në Montebelluna (Treviso), para dhjetëra personave të tjerë.

Për fatin e mirë të gruas, në një tavolinë aty pranë ishte ulur një karabinier jashtë shërbimi, i cili ndërhyri menjëherë në mbrojtje të saj dhe njoftoi kolegët duke aktivizuar menjëherë procedurën e kodit të kuq, ligji i ri për dhunën kundër grave.

Burri i dhunshëm u largua menjëherë nga banesa e familjes dhe mbi të tani rëndon urdhri i gjykatës për të mos iu afruar gruas, me të cilën është në proces ndarjeje.

Mbetet për t’u verifikuar nëse më parë ka pasur akte të tjera dhune, ndoshta edhe të padenoncuara nga gruaja me frikën e pasojave.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.