Standard.al

“Shpërthen” pedagogu: Ka deputetë, që po ti nxjerrësh të flasin do lëshojnë xixa si dragonjtë e lashtë!!!

0

Pedagogu Erion Kristo, ka  komentuar fjalimin e deputetes Majlinda Halilaj në Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas Kristos, analfabetizmi është ulur këmbëkryq dhe se analfabetistët funksional i kemi vendosur në krye të vendit.

“Në vitet e demokracisë analfabetizmi është ulur këmbëkryq. Kemi probleme të rënda të analfabetizmit. ka njerëz që nuk dinë të shkruajnë dhe lexojnë. Më e keqja se kjo është ka që dinte të shkruajnë dhe lexojnë por nuk dinë çfarë kuptimi ka një fjalë. Ky quhet analfabetizëm funksional. Analfabetistët funksional i kemi vendosur në krye të vendit, i kemi ulur në qoshe, i mbajmë me paratë tona, madje edhe masazh u bëjmë. Njerëzit janë mërzitur vetëm nga ajo që kanë parë këto ditë. ka pasur edhe të qeshura, të zgërdhira pafund. Gjëja për të qeshur është se ka shumë deputetë, që nuk i njohim fare, madje nuk e dimë që janë deputetë, që po ti nxjerrë të flasësh do lëshojnë xixa si dragonjtë e lashtë. Por ca nga këta, që nuk e harxhojnë llafin, e kanë të rëndë, nuk kanë folur kurrë dhe vazhdojnë të jenë deputetë”, tha Kristo i ftuar në “Ditë e Re” në RTV Ora.

Pedagogu shtoi se njerëz të tillë, analfabetë nuk kanë punuar kurrë ne jetën e tyre ndaj gjejnë guximin të flasin në Parlament.

“Nuk e di ku e gjejnë guximin. Nuk mund ta merrte kurrë përsipër një njeri ta bënte këtë detyrë nëse do ta dinte se çfarë robi është në vetvete. Por duket se në jetë nuk kanë pasur një sistem me të cilin të përballen sepse si duket nuk kanë punuar kurrë.”
Nuk është gafë e rastit. Pa bërë asnjë gjë janë në atë që duhet të ishte parlament. Se nuk e dinë as kuptimin, parlament nuk do të thotë pallavrament. Do të thotë një vend ku flet mendja. Këta njerëz i zgjedhin krerët e partive politike”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.