Standard.al

‘Rama ka frikë nga pudra e bardhë’, shpërthen Kryemadhi: Shqiptarët janë ata që duhet të vendosin

0

Në përfundim të deklaratës për shtyp pas takimit me aleatët në selia e PD-së, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nuk ka hezituar të thumbojë kryeministrin Rama për dështimin e qeverisë së tij në hapjen e negociatave.

Midis të tjerave, Monika Kryemadhi tha se ‘Rama ka frikë nga pudra e bardhë. Rama nuk ka as emocione, as ndjenja, as dashuri’

Vendimi i BE ishte tepër zhgënjyes për shqiptarët dhe partnerët tanë strategjikë. SHBA-të kanë qenë partnerët tanë strategjikë që kanë qenë pro nesh në momentet më të vështira dhe të rënda me ne. Nëntë kushtet e Bundestagut janë agjenda më e qartë dhe më e kthjellët për klasën politike shqiptare. Shkaktar i kësaj situate është kryeministri Rama, që duhet vendosur para përgjegjësisë.

Kushtet e Bundestagut janë të qarta. Maqedonia e Veriut u ndëshkua për shkak të mos-ecjes së Shqipërisë në reforma. BE ka thënë se në Shqipëri ka krizë politike. Nuk ka integrim pa zgjedhje të lira. Ne si opozitë jemi tepër të qartë se e ardhmja e Shqipërisë janë BE dhe SHBA. Çdo tentativë për të kërcënuar partnerët janë politika të dështuara. Shqiptarët janë ata që duhet të vendosin. Duhet të ikim nga kjo situatë e errët. Duhet bërë reforma zgjedhore dhe të zgjidhet kriza politike, po ashtu. Fronti Opozitar dëshiron të zgjidhet kriza politike.’

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.