Standard.al

Rama fajtor për situatën/ Përfundon mbledhja e opozitës së bashkuar, Kryemadhi: 9 kushtet e Bundestagut janë axhenda politike e opozitës

0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se 9 kushtet e Bundestagut janë axhenda politike e opozitës së bashkuar.

Deklarata e Kryemadhit erdhi menjëherë pas  përfundimit të mbledhjes së kreut të demokratëve Lulzim Basha me aleatët.

Monika Kryemadhi: Anxhenda jonë nuk është thjeshtë politike, ka të bëjë me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 9 kushtet e Bundestagut janë axhenda politike e opozitës së bashkuar. Maqedonia ishte shteti që u ndëshkua për shkak të mos ecjes së reformave nga qeveria shqiptare.

Më herët gazetari i Ora News, Everest Dedaj nga selia blu raportoi se prej 10 ditësh PD dhe ish-deputetët e saj janë duke hartuar një platformë për ndryshimin e kodit zgjedhor.

Ai theksoi se gjithashtu strukturat në qarqe janë urdhëruar të rrinë në gatishmëri për nëse do të jetë e nevojshme për t’u rikthyer në protesta masive.

Everest Dedaj: Ka dy linja në selinë blu që po diskutohen. PD dhe ish-deputetët e saj janë angazhuar për më shumë se 10 ditë për të hartuar një platformë të plotë sa i përket ndryshimeve në kodin zgjedhor, që përfshin dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, i cili prek një seri ligjesh përfshirë kodin zgjedhor, ligjin e partive politike, por nuk përjashtohet edhe ndërhyrja në kushtetutë, çka do të thotë se PD nuk përjashton mundësinë edhe të prekjes së sistemit zgjedhor. 

Degët e PD dhe zyrtarë janë angazhuar në takime intensive në strukturat në rrethe. Urdhri apo porositë janë që degët të qëndrojnë në gatishmëri nëse do të jetë e nevojshme për t’u rikthyer në protesta masive.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.