Standard.al

“Prandaj han, pin dhe rrin gjithë ditën me Vuçiçin”, ish-deputeti “masakron” Ramën: Komunisti që inkriminoi institucionet e shtetit!!!

0

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu i është bashkuar sërish mbrëmjen e sotme protestës së banorëve të “Unazës së Re”.

Gjatë fjalës së tij, Balliu ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama, ndërsa u shpreh se ky i fundit e ka mendjen tek Shengeni Ballkanik dhe Vuçiç, jo tek negociatat me BE.

“Nuk është faji i Macronit, nuk është faji i Angla Merkelit, por është faji i këtij komunisti që quhet Edvin Kristaq Rama që inkriminoi institucionet e shtetit.

Ky nuk e ka mendjen tek Europa, ky e ka mendjen tek Beogradi. Ky e ka shijen dhe dashurinë tek Beogradi, dhe prandaj han, fle, pin dhe rrin gjithë ditën me Vuçiçin. Ndërkohë që kërkoheshe të hapeshin negociatat, ky merrej me negociatat e Beogradit. Kush ia kërkoi këtij Shengenin Ballkanik.

Kjo protestë madhashtore sot po bën gati një vit. Por në një vit kjo qeveri jo vetëm që nuk i është përgjigjur por i ka sharë, i ka ofenduar dhe dhunuar në mënyrën më barbare.

Del Sandër Lleshaj se po përdoren fëmijët.

Ti të flasësh për kata fëmijë. Po ti je ai që i arreston baballarët. Ti je ai që i mbush syt me lot nënave të këtyre fëmijëve. Janë ata policët e tu që i gjuajnë me shkelma zonjave të “Unazës”.

Ja ku janë sot qindra forca policie. A nuk kanë punë tjetër. Pse nuk shkojnë tej Bajrat, pse nuk shkojnë tek Abdylajt? Sepse ata nuk janë kundërshtarët e Policisë së Shtetit, por partnerët e Sandër kimikut. Ata janë partnerët e Edvin Kristaq Ramës. Ata janë partnerët e Olsi Ramës. Kjo nuk është policia jonë, por policia e pushtetit. Nuk vjen këtu për të mbrojtur banorët.

A e dinë këta njerëz se sot e një vit nuk është arrestuar asnjë për afera korruptive. Po sa banorë të Unazës janë arrestuar se mbrojnë banesat e tyre.

Gjermani i ka vënë 9 kushte të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme. Po ky ka 15 vjet që nuk bën zgjedhje të ndershme në partinë e vet, jo të bëjë zgjedhje të lira e të ndeshme në Shqipëri.” u shpreh Balliu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.