Standard.al

Negociatat, “lajthit” Spiropali: Macron nuk e ka problemin me Shqipërinë, por me vetë BE-në!!!

0

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se qeveria ishte e informuar se Këshilli Evropian do të merrte vendim negativ për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për mos hapjen e negociatave.“Ishte një mungesë-vendimi, më shumë se një vendim negativ.

Një diskutim, që pa diskutim që ne ishim të informuar. Ka kohë që diskutohet në BE strategjia që Këshilli duhet të ndjekë për zgjerim. Nga gjithë këto diskutime, vlen të përmendet mbështetja e jashtëzakonshme që ka marrë Shqipëria, reagimi i DASH, deklaratat e Donald Tusk, qëndrimi i Angela Merkel dhe të gjithë atyre që kanë punuar ngushtësisht me Shqipërinë. Keqardhje që Këshilli nuk arriti të kishte unanimitet”, u shpreh ministrja.

Sa i takon qëndrimit të Francës, Spiropali deklaroi se Presidenti Emmanuel Macron është kthyer në një pengesë të vërtetë në raport me vijimin e procesit e zgjerimit në BE, duke shtuar se ai nuk ka problem me Shqipërinë dhe Maqedoninë, por me vetë BE-në. Sipas ministres, deklaratat e ashpra mes zyrtarëve të lartë të BE tregojnë për një konflikt të madh brenda vendeve anëtare të Evropës.

“Një president francez që ka vizionin e tij për zgjerimin, i cili është kthyer në një pengesë të vërtetë në raport me vijimin e procesit të zgjerimit në BE. Ai nuk ka një problem me Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut, por një problem me BE dhe deklaratat e ashpra tregojnë për një konflikt të madh brenda vendeve anëtare”, u shpreh Spiropali.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.