Standard.al

Kakao ndihmon për të qetësuar migrenën

0

Një pije me bazë kakao të pastër mund të ndihmojë për të luftuar disa lloje të migrenës. Sipas agjencisë “Adnkronos”, studiuesit e Missouri State University, në SHBA, prej vitesh studiojnë efektet anti-inflamatore të bimës nga e cila nxirret përbërësi bazë për çokollatën.

Sipas studiuesve, në shumë raste, në origjinë të dhimbjes së kokës janë pikërisht mekanizmat që lidhen me inflamacionin, të cilat, falë kakaos mund të përmirësohen. Një efekt i kundërt, pra shtimi i dhimbjes së kokës, mund të shkaktohet shpesh edhe nga çokollatat që shiten në dyqan, ndaj nëse duhet të konsumoni çokollatë, zgjidhni atë me përbërës kakao 100% të pastër, pa qumësht apo përbërës shtesë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.