Islami – Ramës: Ishte dhe mbetet katranjos…U bë mik i ngushtë i kriminelëve dhe trafikantëve…

0
110

Nga Kastriot Islami

Ishte dhe mbetet katranjos…

Të gjithë e mbajnë mend si katranjos-gënjeshtar, pervers, grindavec e sherrxhi me të gjithë e për gjithçka derisa të merrte lodrën që i kishte vënë syri apo notën e pamerituar…

Katranjosi që grindej e zihej jo vetëm me shoqet e shokët por më vonë edhe me mësuesit, fillimisht se nuk i vinin në notë të mirë, pastaj fillonte të bënte sherr e të shante profesorin përse nuk i vinte një copë pesë…

Katranjosi që pasi u ngjit lart… filloi të pasurohej me para të pista dhe të kishte shokë kriminelë e trafikantë…

Katranjosi që në majë piramidës u shfaq edhe si hajdut, u bë mik i ngushtë i kriminelëve dhe trafikantëve…

Katranjosi që pagoi shuma të majme për të bërë foto e shtrënguar duart me profesorët…

Katranjosi që filloi të ulej në dreka e darka me profesorët thjesht për ti  treguar barcaleta e qyfyre banale…

Katranjosi që nuk shkonte në pritje e takime me brekushe e atlete….

Katranjosi që i doli boja shumë shpejt se e mbushi ekipin e tij me katranjosë, hajdutë, kriminelë, trafikantë…

Katranjosi i zhgarravinave që sorrollatej nëpër botë…

Katranjosi që varfëroi dhe nënshtroi shqiptarët duke i detyruar të emigrojnë…

Katranjosi që mbeti 7 vjet në klasë….se e mori vesh e gjithë bota se cili është…

Katranjosi i cili kur e shpallën ngelës për herë të shtatë filloi të akuzonte profesorin…

Katranjosi ngelës filloi të nxiste bandën e tij të shanin e ofendonin profesorin…

Katranjosi ndërmori së fundmi një fushatë te egër kundër profesorit duke ulëritur:

  • Unë e kalova klasën por më ngeli kot profesori se i ka inat shokët e mi…
  • Fajin e ka profesori që s’më dha një copë pesë ndonëse futa shumë miq për të kaluar klasën…
  • Unë vetë nuk e çaj kokën që ngela në klasë se kështu e kam më te lehtë për të bërë qejf…
  • Shokët e tij bërtisnin: profesori është legen se asnjë saj kishte kërkuar ta kalonte shokun tonë…
  • Përgjegjës është vetë profesori që ka shumë probleme të brendshme…
  • Profesori nuk kupton realitetin se e ka gruan të vjetër…
  • E çdo ti bëhej profesorit legen po të më vinte një copë pesë…apo ka hall mos i zija vendin…

Qytetarë të ndershëm dhe të aftë!

Fajin nuk e ka thjesht katranjosi që arriti të ngjitej deri në majë të piramidës…e po tallet me të gjithë…

Fajin nuk e ka thjesht katranjosi që modeli i Katrasnjosit është bërë Model Suksesi….

Fajin nuk e ka vetëm katranjosi që shumica duan të bëhen katranjosë se kështu fitohet e cahet përpara…

Është koha për të reaguar që të mos mbeten në këtë vend vetëm katranjosët, hajdutët, kriminelët, trafikantët, perversët, sharlatanët, gënjeshtarët, mashtruesit…dhe të pamundurit, të varfërit…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here