FOTO/ Bashkia e Tiranës e rrethuar me flamur ndërkombëtarë! Dervishi: A thua sikur është Ministri e Jashtme?!

0
149

Kjo panoramë qesharake është shpalosur përpara syve të kalimtarëve në Tiranë në këto ditë trishtimi dhe zhgënjimi kombëtar të mosçeljes së negociatave për Shqipërinë nga Bashkimi Evropian. Bashkia e Tiranës i kishte ngritur flamujt e fitores propagandistike, pa u dhënë vendimi, por duket se i mbetën në derë.

Studiuesi Kastriot Dervishi ka mbetur i habitur nga kjo shfaqje. “Nuk e di çfarë kuptimi kanë flamujt ndërkombëtarë në Bashkinë e Tiranës, a thua sikur është Ministri e Jashtme, – shprehet ai. – . Mbase ditën që mendonin çeljen e negociatave donin të ishin më agjitativë se kurrë. Bashkia që nuk ruajti dot regjistrat e gjendjes civile nga uji, harxhon paranë shtetërore për kësi marrinash.”

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here