“Europa nuk refuzoi Shqipërinë, por qeverinë e Edi Ramës”, Basha: Zgjedhje të parakohshme!!!

0
122

Kryetari i PD, Lulzim Basha kërkoi sot zgjedhje të parakohshme pas dështimit të qeverisë “Rama” në procesin e integrimit të vendit në BE.
Në një konferencë urgjente për mediat, Basha tha se “Europa nuk refuzoi Shqipërinë, por qeverinë e Edi Ramës”.

“Europa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë. Dështimi është I Edi ramës, jo i Shqipërisë. Ky mesazh ka qene me i forte se kurre nga Gjermania qe i tha Po Shqiperise dhe JO qeverise permes 9 kushteve qe duhen permbushur. Ne Europe shkohet duke ndertuar fillimisht standartet europiane ne vendin tend. Por kjo nuk i intereson Edi Ramës. Sepse kjo nenkupton zgjedhje te lira dhe te ndershme, ndarje te politikes nga krimi, ndarje dhe balancim te pushteteve, institucione te forta dhe te pavarura te drejtesisë”,- tha Lulzim Basha.

Kreu i PD-së shtoi se Edi Rama po mban peng gjithë vendin dhe, sipas tij, zgjidhja është mbajtja e zgjedhjeve që do të sjellin një qeveri që ka pikën kryesore të axhendës integrimin në BE dhe zbatimin e 9 kushteve të Gjermanisë.

VIDEO/Deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here