Standard.al

EMRAT-FOTO/ Të zhdukur prej 2 vjetësh, zbulohet çfarë ka ndodhur me tre fëmijët!!!

0

3 fëmijët të cilët u rrëmbyen nga nëna e tyre më shumë se 2 vjet më parë u gjetën në Texas. Autoritetet amerikane e zbuluan 42-vjeçaren Shawn Rodriguez dhe 3 fëmijët e saj, Daniel, David dhe Ariana Olivera të enjten, në një shtëpi në Arlington. Fëmijët sot janë respektivisht 9, 6 dhe 3 vjeç.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Rodriguez i mori tre fëmijët e saj, të cilët në atë kohë ishin nën moshën 7 vjeç dhe u largua nga Missouri, në Gusht të 2017.

Besohej se gruaja mund të kishte shkuar në Kaliforni, por ajo kishte qenë gjithnjë në lëvizje që prej asaj kohe dhe fëmijët e saj ishin shpallur në kërkim.

Më herët gjatë këtij viti, babait të fëmijëve iu dha kujdestaria e plotë e tyre, ndërsa për Rodriguez u lëshua një urdhërarrest për rrëmbim prindëror.

Në Tetor marshallët amerikanë nisën hetimet dhe të enjten arritën të gjenin gruan bashkë me fëmijët

standard.al

https://www.dailymail.co.uk/news/article-7594131/Three-missing-Missouri-children-ALIVE-Texas-mother-kidnapped-them.html

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.