Standard.al

Detaje nga aksidenti, plagosja e nënës me 2 fëmijët e mitur

0

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje nga aksidenti që ndodhi sot në aksin Elbasan-Peqin, ku mbetën të plagosur 3 anëtarë të një familjeje, nëna dhe 2 fëmijët e saj të mitur.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në Bradashesh. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi E.Çela 28 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip, “Opel”, me drejtues shtetasin M.Çela 35 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerja M.Çela dhe dy fëmijët e saj të mitur, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.