Standard.al

Basha “dhëmb për dhëmb” Ramës: Nuk ka citat në botë t’i mbulojë dështimet e tua. Pikë. BE të ka refuzuar ty! Mbaj përgjegjësi!

0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur sërish kryemistrit Rama përmes një shënimi në rrjetet sociale ku thotë se e ka të kotë që fshihet pas lojërave të fjalëve.

Basha thekson se nuk ka citat që t’ia mbulojë dështimet ndërsa shton se BE e ka refuzuar dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi.

“Kot fshihesh me lojëra fjalësh. Nuk ka citat në botë ti mbulojë dështimet e tua. Pikë. BE të ka refuzuar ty! Mbaj përgjegjësi.”, shkruan kreu i opozitës.

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me kryedemokratin Lulzim Basha lidhur me vendimin që mori Bashkimi Europian për të mos hapur negociatat me vendin tonë, ndërsa ky i fundit i kërkoi kreut të qeverisë dorëheqjen.

Përmes një fotomontazhi ku duket Basha dhe kryeministri Italian, Giuseppe Conte, Rama citon fjalët e homologut të tij ndërsa ka deklaruar se vendimi i BE-së ishte një gabim historik, ndërsa foton e shoqëron me komentin “No coment”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.