Standard.al

Akuza të forta Ramës!!! Kundër “Jugosllavisë së Re”, Guri: Na duhen 300 spartanë dhe jo 200 komunista!

0

Ambientalisti Sazan Guri ka kundërshtuar Mini-Shengenin Ballkanik, ndërsa akuzoi Kryeministrin Edi Rama se do të pranojë t’i falë Greqisë 340 km det.

Guri tha fqinjët nuk duan thjesht një dalje në det, por duan historinë tonë.

“Duhet të kundërshtojmë politikat e errëta, duhet të organizohemi dhe të përballemi me betejat e tilla.

Të organizojmë tryeza të tilla sipas qarqeve dhe më pas të organizojmë një konferencë mbarëkombëtare.

Shqipërinë e ka shpëtuar në 1878, 100 burra të asaj kohe, që u organizuan.

“Nuk kemi nevojë të bëjmë protesta me 10 mijë vetë, por na duhen 300 spartanë dhe jo 200 komunista”, tha ambientalisti Guri, sipas të cilit në këtë aleancë duhet të bazhkohen të gjithë ata që kanë si synim mbrojtjen e vlerave dhe historisë sonë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.