Standard.al

“A do të ketë protesta?” Kryemadhi- gazetarit: TCH ka hallin e protestave, pyetje që e bën Edi Rama…

0

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Demokratike me aleatët opozitar, Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë për mediat ku edhe është pyetur nga gazetarët.

Njëri prej tyre e pyeti se a ka në plan opozita e bashkuar që në ditët në vijim të zhvillojë protesta. Ndërsa kryetarja e LSI-së i është përgjigjur se kjo është një pyetje që e bën Edi Rama duke shtuar më tej se protesta ka çdo ditë në gjithë Shqipërinë.

Kryemadhi: Top Channel keni vetëm hallin e protestave, kjo është një pyetje që e bën Edi Rama. Por unë them se pari të protestojnë gazetarët që të mos marrin presion dhe ti binden axhendës qytetare. Sot Top Channel e dha protestën e fermerëve në Lushnje?

Gazetari: E dha!

Kryemadhi: Jo vetëm një ditë, duhet ta jepni çdo ditë. Protestat po zhvillohen çdo ditë, nga fermerët që hedhin prodhimet e tyre. Ajo që është akoma më e rëndësishme është t’ju themi shqiptarëve të vërtetën. Protestat nuk janë me axhendë por me organizim. Protesta ka për të pasur pafundësisht dhe në forma të ndryshme. Keni protestën e përditshme në Unazën e Re, po e njëjta histori me statusin e naftëtarëve me statusin e minatorëve dhe mësuesit. Ka një zgjidhje, të largohet Edi Rama dhe të krijohet mundësia për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.