Standard.al

Video që “hedh poshtë Rilindjen…”! “Mashtrimi, pushteti i horrave dhe të pafytyrëve!”

0

“Nuk kemi premtuar hapje negociatash”.

Ky është justifikimi i qeverisë pas dështimit të rradhës në Bruksel dhe pas dorëheqjes, për të njëjtën arsye, të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev.

Ish kryeministri Sali Berisha, nisur nga këto deklarata, publikon një video ku shfaqen kryeministri Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla duke premtuar, madje duke qenë të bindur, se do të hapin negociatat me BE-në.

“Mashtrimi, pushteti i horrave dhe të pafytyreve!”, shkruan Berisha

“Me këpucë, pa këpucë, me çizme, pa çizme. Ne do ti hapim negociatat, ne do ta bëjmë anëtare të Bashkimit Europian”, do të shprehej kryeministri Rama.

Ndërsa kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, do të shprehej në parlament: “Shpreh bindjen se, Shqipëria brenda vitit 2019 do të hapë negociatat me Bashkimin Europian”.

“Unë nuk e di nëse Rama, unë apo i qeverisë ka premtuar se negociatat do të hapen, ne kemi thënë se jemi zotuar që do të bëjmë përpjekje por jo se do të jepet përfundimisht rezultati i pritur”, do të shprehej një ditë më parë ministri i jashtëm Gent Cakaj.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.