Standard.al

“Vëmendja rritet kur duan ndonjë magazinë refugjatësh”, shpërthen Manjani: Le të plasin të gjithë nga inati! Ne nuk bëjmë zgjedhje!

0

“Le të plasin të gjithë nga inati! Ne nuk bëjmë zgjedhje!”, kështu është shprehur ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke ironizuar situatën politike në Shqipëri dhe vendimin e kryeministrit Rama për t’mos u tërhequr nga pushteti pavarësisht kritikave të shumta dhe “jo-së” së negociatave.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa e krahason Shqipërinë me vendet e rajonit si Kosova, Maqedonia, Bosnja apo Greqia, Manjani shprehet se nëse “këto vende bëjnë zgjedhje për arsye më banale se tonat dhe ne me një Parlament jokushtetues, pa gjykata dhe një qeveri thellësisht moniste që qeveris keq dhe shumë keq, zgjedhje nuk bëjmë!”

“Serbia bën zgjedhje të parakohshme, pa asnjë problem. Kosova Maqedonia, Bosnia, Greqia po e po, bëjnë zgjedhje të parakohshme për arsye shumë më banale se tonat. Bëjnë zgjedhje, numërojnë votat, pranojnë rezultatin e s’u ndihet zëri.

Ne jemi pa parlament kushtetues, pa gjykata e me qeveri thellësisht moniste që qeveris keq dhe shumë keq, por zgjedhje nuk bëjmë!

Le të plasin të gjithë nga inati! Ne nuk bëjmë zgjedhje!

Zaten, prandaj jemi këtu ku jemi, në asnjë refene perëndimore. Maksimumi i vemendjes rritet kur kanë nevojë për ndonjë magazinë refugjatësh…

Nuk është tashmë aspak çudi përse komunizmi zgjati aq shumë dhe sundoi egërsisht.

Jemi ne që bashkëjetojmë me të keqen, ndaj e keqja na sundon!”, është shprehur Manjani.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.