Standard.al

“Shengenit ballkanik Rama-Vuçiç i “del tymi” tek Unioni Ekonomik i Putinit”!

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu shkruan se Serbia parashikon nënshkrimin e një traktati me Moskën më 25 tetor, i kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Sipas tij, ai është i ngjashëm me “Mini-Shengenin” ballkanik, për të cilin u takuan pak ditë më parë, Kryeministri Edi Rama me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Postimi i plotë:

Prej dje Medvedev është në Beograd ku midis shume marrëveshjeve konfirmohet edhe firmosja nga Serbia me 25 tetor në Moskë e Traktatit me atë Union.

Megjithëse firmosja e atij Traktati nuk është pritur mirë nga ShBA si dhe nga Brukseli për papajtueshmëri me anëtarësimin ne BE dhe dëmtim te integrimit evropian të Rajonit, Serbia nuk tërhiqet nga rruga drejt Moskës.

Ndërkaq me pare Rama ka firmosur ne Serbi vetëm me Vuçiç e Zaev e pa asnjë prezence te Brukselit, një dokument komprometues për një “Shengen” ballkanik, alias “Jugosllavia e Re”.

Tashme firmosja nga Beogradi e Traktatit me Unionin e Putinit, i ngjashem ky ne terma me “Shengenin” Rama-Vuçiç, bën qe dhe ky i fundit me firmetarët e tij të lidhet direkt apo indirekt  me Rusinë, duke tentuar të shtyjnë Shqipërinë e Rajonin drejt Lindjes nëpërmjet Serbisë.

Te tilla politika të jashtme e Rajonale ne kundërshtim me interesat tona jetike, evropiane e Perëndimore, duhen ndalur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.