Reagon ashpër Vasili ndaj Ramës e Cakajt: Ikni o të paturpë! Boll u hoqët zvarrë si zvarranikë….

0
143

 

Pas konferencës së sotme për shtyp të ministrit të jashtëm Gent Cakaj, i cili deklaroi se si ai, ashtu edhe kryeministri Edi Rama nuk kishin premtuar hapje të negociatave, ndaj dhe nuk dorëhiqen si kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, vjen reagimi i nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në Facebook, ku shfaq edhe një video të kreut të qeverisë, Vasili shprehet ndër të tjera: “ikni o të paturpë, o karaktere mizerabël, boll u hoqët zvarrë si zvarranikë”.

Ky derdimeni i ministrise jashtme tha nuk i ka premtuar Rama negociatat,ndaj nuk dorehiqet.

Ja cfare tha ky Cakaj:

“Unë nuk di që unë apo kryeministri kemi premtuar ndonjëherë se negociatat do të hapen. Ne kemi thënë se zotohemi se do bëjmë përpjekje, por nuk jemi zotuar se do të hapen se s’bën.”, tha Caka, përfundon Petrit Vasili statusin e tij në facebook.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here