“Me 9 kushte nuk do të hapen kurrë negociatat”, Goxhaj: Lëpihemi për një copë pesë!!!

0
125

Avokati Altin Goxhaj ka komentuar refuzimin e vendeve të BE-së, kryesisht Francës, për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

I ftuar në Fax News, Goxhaj u shpreh se shkaku për Maqedoninë e Veriut për të mos i hapur negociatat ishte Shqipëria.

Sipas tij, nëse do të hapeshin negociatat për Maqedoninë do të prisheshin ekulibrat në Ballkan, dhe Franca pikërisht këtë parandaloi.

“Maqedonia nuk e mori prej nesh pasi nuk duhet të prisheshin ekulibrat ne Ballkan. Arsyeja se pse nuk u hapën me Maqedoninë ishte Shqipëria. Maqedonia i plotësoi kushtet, arsyeja pse nuk ja dhanë është se nuk mund të favorizohej Maqedonia duke dëmtuar interesat e Shqipërisë.

Ajo që bëri Franca është se nuk i dha krahë Maqedonisë të futet, sepse do të prisheshin ekulibrat në Ballkan. Se nuk e kuptojnë njerzit se edhe po të hape negociatat, nuk ka asnjë vlerë.

Është procedurë teknike që lidhet me negociata të tjera. Moshpja e Maqedonisë është një qëndrim gjeopoltik që mos të prishen ekulibrat në Ballkan.

Duhet të kuptojmë se ‘Jo’ për Shqipërinë është një ‘Jo’ e sinqertë.

Me 9 kushte nuk do të hapen kurrë negociatat. Çdo ditë që kalon. Intergimi i Shqipërisë në Europë është bërë si vija horizontit. Kemi të bëjmë me një situatë se Shqipëria nuk plotëson asnjë standard të BE-së. nuk është çështje formularësh, është çështje standardesh.

Ne Shqipëria plotësojmë çdo gjë, por ne nuk firmosim kurrë, sepse lëpihemi për një copë pesë. Nuk duan ta kuptojnë se po ja fusin kot nga 20 vjet. Moshpja e negociatave është një mesazh për Shqipërinë, Franca nuk mund të akuzohet për mos seriozitetin e saj”, theksoi Goxhaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here