Kapen 100 kg kanabis, ja ku i kishte fshehur….

0
145

Më shumse 100 kilogramë kanabis sativa është kapur nga karabinierët në një fushë në Marano të Napolit.

Marijuana ishte fshehur në bidonë plastikë të groposur e mbuluar me bar, por pa arritur t’i shpëtonin kontrollit të karabinierëve, të cilët arrestuan edhe dy persona, një 46-vjeçar nga një zonë aty pranë dhe një 18-vjeçar shqiptar.

Gjatë kontrollit, përveç 112 kileve të marijuanës, karabinierët gjetën edhe 50 gramë hashash dhe materiale për ambalazhim, si dhe 49.210 euro të supozuara si të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm.

Italiani dhe shqiptari, pa precedentë, u dërguan në burgun e Poggioreales, në pritje të procesit për akuzën e zotërimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here