“Çuditërisht ky kryeministër që bën karshillëk”, regjisori i njohur “shigjeton” Ramën: Largo këtë Kuçedrën dhe shpëton!!!

0
164

Regjisori dhe kompozitori i njohur shqiptar Osman Mula ka shpërthyer kundër Ramës teksa në lidhje me mosmarrjen e një date për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Gjatë tryezës kundër “Jugosllavisë së Re”, Mula theksoi se Europa refuzoi kryeministrin Rama dhe jo shqiptarët.

Unë e kam më të vështirë se të gjithë ju që të shprehem për këtë problem, por si një djalë i lindur në Shqipëri me prindërit nga Gjakova kam të drejtën të shprehem për veprimet skandaloze të këtij kryeministri që kemi ne në krye. Ne vijmë në këtë takim, 24 orë pasi Evropa na mbylli derën. Kjo është nëj ngjarje që katër vjet rresht na paralajmëruan dhe çuditërisht ky kryeministër që ban karshillëk na thotë; “pyeteni kryeministrin e Francës, mos më pyetni mua”. Po ai çfarë është, pikërisht Europa nuk pranoi Ramën në BE, nuk pranoi atë bashkë me stafin dashakeqas,të cilën vollën vrerë për vendin, vodhën dhe u banë miliardera në kurriz të shqiptarëve, se këtu vidhet e bashesh milioner 22 vjeç pse futesh në politike dhe pas 6 muajve ti ban karshillëk dhe ndërron makinat sikur do, kur bota për një shishe verë jep dorëheqjen. Kur në Japoni se vjen treni 1 minut me vonesë jep dorëheqjen“, tha i revoltuar Mula.

Gjithashtu gjatë këtij takimi, Mula u shpreh i nervozuar edhe për takimin në Novisad për “Shengenin Ballkanik”, ku morën pjesë Edi Rama, Zoran Zaev dhe Aleksandar Vuçiç. Qëllimi i këtij takimi ishte krijimi i një “shengeni” të vogël Ballkanik, por pjesë e takimit nuk ishte Kosova.

Çështja e takimit me përfaqësuesin e Serbisë është një shantazh naiv i tij, i cili tha ta kaloi gjendjen e diskutimeve nga ajo anë. Unë për këtë person që është në pushtet, personalisht më janë mbaru fjalët. Është një personazh shumë i dobët, i një drame shumë të dobët që duhet largu prej Shqipërisë. Dhe bashkë me dramën, s’duhet të zbresë në tavolinat e regjizurës, as në tavolinat e aktorëve që mbajnë familjet me bukë, sepse dialogu i tij është i flliqt, prish kombin. Zhurmë, poterë, dhe, beton, ku jam. Ky është shumë më gjerë se sa problemi i Kosovës. Se po të jetë për Kosovën dhe ty të vijë marre iher, kë pyte ti që shkove atje dhe i dhe dorën atij që nuk ta ka pranu akoma Kosovën. Ky është një popull ku vidhet rregullisht dhe elita politike nuk do që të hyhet në Evropë, sepse në momentin që je në Evropë, Evropa vjen e të thohtë, ma trego i kujt është ky laps. E vetmja gjë që duhet është të ike Rama, largo këtë, largon Kuçedrën dhe shpëton. Ky duhet të ike sepse është nën efektin e kimikatave, është agresiv, i paqëndrueshëm. Artistët i cilësoi vagabonda. Si del ai dhe i jep dorën atij që e ka dhunu Kosovën, si është e mundur, ç’janë këto veprime skandaloze. Ku shkon mor zotni, fyn artistat, i kërcënon. Për ta largu vëmendjen e Evropës gjithçka ban. Këtij duhet mei than ik vetë o burrë i dheut“, u shpreh i revoltuar Osman Mula.

Takimi i 10 Tetorit do të ndiqet nga një tjetër në Ohër. Në fokus të Shengenit të Vogël është bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik, duke hequr pengesat për biznesin dhe qarkullimin e lirë të mallrave, treg që do t’u shërbejë më shumë se 20 milion njerëzve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here