Standard.al

Berisha “kryqëzon” Ramën: Monstra veç Shqipërisë dogji dhe Maqedoninë e Veriut

0

“Monstra që përveç Shqipërisë i mbylli dyert edhe Maqedonisë së Veriut!”, kështu shprehet ish-kryeminstri Sali Berisha përmes një statusi në rrjetet sociale teksa publikon një artikull të Euronews.

Statusi:

“Monstra qe perveç Shqiperise i mbylli dyert edhe Maqedonise se Veriut!

EuroNews: Rama ‘dogji’ edhe Maqedoninë

Rrjeti prestigjoz Euronews, i cili citon burime të dorës së parë nga mbledhja e djeshme e kryetarëve të qeverisë të vendeve anëtare në BE, ku edhe u vendos që të mos hapeshin negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka nxjerrë detajë të rendësishme nga debati që çoi në atë përfundim.

Sipas “Euronews”, presidenti francez Emmanuel Macron nuk ka pranuar ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për të cilën shumica dërrmuese ishte për t’ia hapur negociatat, përcjell ABC News.

“Presidenti francez Emmanuel Macron argumentoi që nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Balkanin”, shkruan Euronews, duke cituar burimin e saj.

“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë që Maqedonisë së Veriut ti happen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë”, shton më tej ai.

Pavarësisht kësaj, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev njoftoi sot dorëheqjen e tij, ndërsa lajmëroi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në vend. Ndryshe ndodh në Tiranë, ku kryeministri Edi Rama vijon me justifikimin se “fajin e ka Europa”.”, shkruhet në postimin e ish-kryeministrit Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.