Standard.al

BE tha “Jo” për negociatat/ LSDM: Zgjedhjet e shpejta nuk do të prishin ëndrrën evropiane

0

Nga radhët e LSDM-së ripërsërisin faktin se Bashkimi Evropian ka bërë gabim historik në vendimin për mos dhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut.

Zëra brenda saj theksojnë se shtetit i duhen zgjedhje të shpejta parlamentare, në mënyrë që të vijohet më shpejt dhe me temp për realizimin e reformave, të cilat nuk do ta ndalojnë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj për përparim dhe integrim në BE.

“Padrejtësia e tillë nuk do të luhatë shoqërinë, shtetin, institucionet. Përkundrazi, do të punojmë dyfish më shumë për vlera evropiane, standarde dhe reforma. Ëndrra evropiane e popullit maqedonas, shqiptar dhe të tjerëve që jetojnë në vend nuk do të prishet.Për këtë shkak nevojitet organizim i zgjedhjeve të shpejta parlamentare. Zgjedhje sa më shpejtë që mundet. Zgjedhje ku qytetarët do të marrin vendim se në cilën rrugë do të shkojmë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së, raportojnë mediat fqinje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.