Tragjedi! Humbin jetën të paktën 15 minatorë, reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitjen…

0
98

Të paktën 15 minatorë kanë ndërruar jetë pas shembjes së një pende në një minierë të arit në rajonin e Siberisë të quajtur Krasnoyarsk Krai, deklaruan autoritetet e Situatave Emergjente të Rusisë.

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar rrëshqitjen e pendës duke shkaktuar dëme viktima dhe dëme të mëdha.

Ministria e Shëndetësisë në Rusi, tha se 14 minatorë u dërguan në spital dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime. Komiteti Hetues i Rusisë, tha në një njoftim se ka hapur hetimet për kanosje të rrezikut në minierën e arit, shkruan Rel.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, penda ika takuar kompanisë Sibzoloto, e cila nuk është deklaruar për rastin deri më tash. Më shumë se 270 persona janë përfshirë në operacion të kërkim-shpëtimit.

Më 2009, 75 persona kishin mbetur të vdekur nga një vërshim i madh në termocentralin hidroelektrik në Khakassia të Siberisë.

standard.al

https://www.dw.com/en/several-missing-after-deadly-dam-collapse-at-russian-gold-mine/a-50897360

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here