Kryeministri Zaev ‘zhvesh lakuriq’ Ramën!!! Vjen mashtrimi epik nga Cakaj…

0
196

Ndërkohë që ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, po mbante live konferencën e shtypit ku fliste për “tejkalime” të detyrave të qeverisë Rama për çështjen e negociatave, nga Shkupi erdhi lajmi se kryeministri Zaev kërkonte zgjedhje të parakohshme.

Menjëherë pas kësaj, Cakaj, u pyet, se përse edhe qeveria Rama nuk mban përgjegjësi për atë që ndodhi në Luksemburg, njësoj si në Maqedoninë e Veriut të cilës madje nuk ju vendosën as kushte dhe shumë shtete kërkonin hapjen e negciatave.

Por përgjigjja e Cakajt duke u spërdredhur ka qenë një mashtrim i madh e epik direkt përpara shqiptarëve, që e dëgjonin.

“Diskutimi për zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut është më herët se dje. Zgjedhje e parakohshme në Maqedoni të Veriut nuk ka ardhur si rrjedhojë e bllokimit të negociatave…”, tha fillimisht Cakaj.

Por vetëm një fjali më poshtë ai përgënjeshtron atë që tha, se “zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriu nuk kanë ardhur si rrjedhojë e bllokimit të negociatave” dhe me një spërdredhje të paturpshme thotë se kjo po ndodh, se atje ka pasur zotime, se nëse nuk hapen do të ketë dorëheqje, kurse Edi Rama nuk ka bërë ndonjë premtim të tillë!

“Në Maqedoninë e Veriut ka pasur premtime se do të jepet dorëheqje, është thënë se negociatat do të hapen. Prandaj , përgjegjësia e tyre ndaj elektoratit atje është komplet ndryshe. Unë nuk di që unë apo kryeministri ka premtuar ndonjëherë se negociatat do të hapen. Ne kemi thënë se zotohemi se do bëjmë përpjekje, por nuk jemi zotuar se do të hapen se s’bën.”, deklaroi Cakaj pa asnjë shenjë turpi.

E vërteta është se Edi Rama në fakt vërtet nuk u ka premtuar shqiptarëve hapje të negociatave, por i ka mashtrua botërisht duke ju thënë se ato janë hapur që në qershor të vitit 2018, kohë kur edhe hapi shampanjën dhe dekoroi disa ambasadorë.

Në atë kohë Rama pretendonte se Këshilli i BE-së kishte vendosur se formaliteti do të kryhej në qershor të vitit 2019 dhe ky takimi ishte thjesht një rutinë për të shënuar fillimin e negociatave. Për ta bërë sa më të besueshëm këtë pohim ai dhe Cakaj më vonë, deklaronin studio më studio televizive se Komisioni Europian ka filluar procesin e ashtuquajtur “screening”, analizën e gjendjes aktuale të legjislacionit dhe standardeve. Por iku edhe qershori i vitit 2019, erdhi edhe 18 tetori dhe jo vetëm që rezultoi se negociatat nuk ishin hapur asnjëherë e nuk u hapën as këtë herë, por duket se vendi ynë ka bërë shumë prapa dhe i janë shtuar kushte të shumta.

Nga ana tjetër në vendin tonë fqinj, Maqedoninë e Veriut, e cila ka vetëm pak kohë që ka zgjedhur qeverinë e re, në shenjë përgjegjësie (edhe pse i kishin plotësuar të gjitha kushtet, por u penalizuan nga Shqipëria e Ramës) shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Pikërisht një gjest burrështetasi si ky i Zaev dhe qeverisë që drejton, e ka zhveshur fare lakuriq ditën e sotme Edi Ramën dhe ka detyruar ministrin e tij Cakaj, të mashtrojë live në mënyrën më të paturpshme kur thotë se Rama kurrë nuk ka premtuar hapjen e negociatave këtë tetor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here