Këlliçi: Zaev po ju kthen mandatin qytetarëvë të tij ndërsa Edi Rama fajëson BE, koha e tij ka mbaruar…

0
71

Kryeministri i Maqedonisës së Veriut, Zoran Zaev, në fjalimin e tij në Qeveri sot tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ky propozim i tij vjen pasi dje nuk u mor data për fillimin e negociatave me BE-në.

“Duke parë zhvillimet që ndodhën dhe pas konsultave që kam zhvilluar zgjidhja më e mirë dhe për të mos humbur kohë janë zgjedhjet e parakohshme”, theksoi Zaev.

Dhe në lidhje me këtë vendim të Kryeministrit të Maqedonisë ka reaguar në rrjetin social Facebook Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi.

Këlliçi është shprehu se Kryeministri Maqedonas merr përgjigjësinë që i takon dhe i kthen mandatin qytetarëve ndërsa thekson se Edi Rama kjo dele e zezë e Ballkanit Përendimor nuk shpreh asnjë shenje reflektimi dhe fajëson BE dhë këdo tjetër për dështimin e  tij personal për të katërtin vit rradhazi.

Koha e Edi Ramës tashmë ka mbaruar është koha për një lidership të ri për vendin shkruan ndër të tjera Kryetari i Forumit Rinor Belind Këlliçi.

Statusi i  tij i plotë:

Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje të parakohshme pas dështimit me hapjen e negociatave! Pavarësisht se Maqedonia e Veriut u penalizua nga Shqipëria, kryeministri Zaev mer përgjegjësinë që i takon dhe i kthen mandatin qytetareve. Edi Rama, kjo dele e zezë e Ballkanit Përendimor, nuk shpreh asnjë shenjë reflektimi dhe fajëson BE dhe këdo tjetër për dështimin e tij personal për të katërtin vit rradhazi! Edi Rama u përball me 9 kushte nga Gjermania, kushte që lidhen me krimin dhe korrupsionin nga Holanda, kushte që lidhen me emigracionin për shkak të keqqeverisjes së tij, nga Franca dhe prapë fajin e kishte kushdo përvec tij. Koha e Edi Ramës tashmë ka mbaruar! Koha është për një lidership të ri për vendin, të palidhur me krimin dhe të aftë për të afruar Shqipërine me Europën. Asgjë nuk është e pamundur me udhëheqës që punojnë për vendin dhe jo për vete!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here