“Karagjozë dhe papagallë”/ Pollo: Rama duhet të largohet, pas dështimit me negociatat!!!

0
135

Një ditë pas vendimit të BE për të mos hapur negociatat me Shqipërinë, ish deputeti i PD, Genc Pollo ka komentuar ato çfarë pritet të ndodhin në vijim.

I pyetur lidhur me pretendimet e kryeministrit Edi Rama se, KE nuk i përmendi fare 9 kushtet e Gjermanisë, Pollo deklaroi se 9 kushtet gjermane mund të bëhen edhe 10, duke parë shqetësimin e disa vendeve lidhur me emigracionin e paligjshëm.

“Është e pamend të thuash një gjë të tillë. Si i paska fshirë kushtet e Bundestagut? Po në maj, ku do të jetë Gjermania? Do të ketë dalë si Britania e Madhe me ndonjë Dexit? Sa herë që të mblidhet Këshilli i Europës, do të ketë minimalisht 9 kushtet. Franca dhe në një masë serioze edhe vendet e ulta, ka gjasa që emigracioni i paligjshëm mund të jetë edhe kushti i dhjetë”, u shpreh Pollo.

Sa i përket dorëheqjes së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili njoftoi sot publikun se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, Pollo deklaroi se mes dy kryeministrave, i pari që duhej të ikte është Edi Rama.

“Në qoftë se duhej të ikte një nga dy kryeministrat, ai ishte Edi Rama. Kryeministri i Maqedonisë, gjatë gjithë javës ka thënë “është përgjegjësia ime nëse nuk hapen negociatat”, largohem dhe tani njoftoi zgjedhje të parakohshme. Rama as premton, as njeh Kushtetutë, asgjë. Ai nuk e njeh përgjegjësinë. Ky është problemi”, u shpreh Pollo.

Sa i përket deklaratave të ministrave të Ramës, drejtuar vendeve anëtare duke i quajtur fashistë, Pollo i cilësoi: “Karagjozë dhe papagallë”. /SYRI.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here