Standard.al

“Gjinushi në krye të Shkencave, puç institucional”/ Reagon ashpër Fuga…

0

Edhe pse Presidenti Ilir Meta e ka rrëzuar emrin e tij, ditën e sotme në krye të Akademisë së Shkencave është emëruar Skënder Gjinushi. Në lidhje me këtë vendim të sotëm ka reaguar edhe Artan Fuga, i cili është shprehur se kjo që po ndodh është një puç institucional, aq më tepër mbledhja e dyer të mbylluara.

“Është uzurpuar një post i rëndësishëm. Sot jemi në një hall tjetër është shkelur ligji është shkelur Kushtetua, është bërë një puç institucional”, është shprehur Fuga.

I menjëhershëm ka qenë edhe Reagimi i Skënder Gjinushit i cili u shpreh se ka edhe njerëz mediokër, duke theksuar se lajm do të ishte që Fuga të votonte pro jo që ai vendosi të dalë kundër madje edhe publikisht.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.