Analisti thirrje opozitës: Rrëzojeni “delen e zezë të Europës”! Nuk lëviz me lutje e deklarata ai!!!

0
118

I ftuar në emisionin “Kjo javë” në News 24, analisti dhe pedagogu Agron Gjekmarkaj u shpreh se, moshapja e negociatave nga ana e BE është një dështim i madh i kryeministrit Edi Rama.

“Mendoj se në Shqipëri problemi është i rëndë. Kjo qeveri ka gënjyer, duke thënë se vendi ka marrë një datë. Kryeministri ka thënë se i merren këmbët nga emocionet për lajmin, që doli gënjeshtër. Rama duhet t’ju kërkojë falje për gënjeshtrën shqiptarëve. Ky ishte një dështim i madh i Ramës. Kryeministri do të shpikë diçka që të harrohet ky dështim shumë i madh. Ky është një dështim 30-vjeçar, por duhet thënë se Edi Rama ka 7 vjet dhe ka përgjegjësitë e tij.
Nuk na ka faj Europa. Diskursi anti-europian nuk shkon. Thjesht Europa nuk do Shqipërinë sepse vendi ynë nuk ka standarde. Po ta shohësh Shqipërinë nga avioni duket sikur e kanë ngrënë qentë. Edi Rama të dorëhiqet, opozita të veprojë, të organizohet e ta rrëzojë”, deklaroi analisti.

Ai shtoi se, Shqipëria tashmë konsiderohet “delja e zezë e Europës”.

“Në rast se ne do të ishim si Sllovenia apo Zvicra do të pranoheshim, por ne jemi dele e zezë e Europës, jemi bazë e narko-trafikut, jemi kthyer në një vend të varfër dhe të pashpresë, këtu vidhen dhe grabiten votat. Faji është i yni dhe jo i Europës.”, tha Gjekmarkaj.

Agron Gjekmarkaj mendon se Shqipëria nuk ka përmbushur detyrat e vëna nga BE-ja, duke shtuar se vendi ynë penalizoi përpos vetes, edhe Maqedoninë Veriore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here