“U puthën me Federica Mogherinin dhe kujtuan se ia hodhën”, shpërthen Basha: Në Europë nuk shkohet me propagandë

0
91

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi Bashkimi Evropian nuk mashtrohet dot me propagandë dhe raportet zbukuruara të Komisionit Evropian siç i vlerësoi ai, verifikohen veçanërisht nga Bundestagu gjerma

 

 

Tani është rasti tua shpjegojmë ashtu siç është. I sapo kthyer nga Berlini, nga kryeqendra e Evropës. Është e bvërtetë që tash tre vjet mbizotëron një mosbesim nga vendet anëtare në krahasim me raportet e Komisionit Evropian, që konsiderohen të zbukuara dhe që nuk paraqesin realitetin. Këtë tha edhe Holanda, e cila tha se në rastin e Maqedonisë ishte dakord në rastin e Shqipërisë, problemi i krimit, korrupsionit dhe ndarja e pushtetit i ndalonte qartë.

Këtë tha edhe Franca. Jo vetëm në raport me krimin dhe korrupsionin, por edhe me problemin e azilkërkuesve shqiptarë. Kush nga ne nuk e di se është e njëjta valë e largimit nga vendi është si në vitin 1990. Në raport me popullsinë, nuk është më i larti në botë. Më shumë se sirianë dhe afganë. Kjo e shtyu Bundestagun gjerman që merrte që merr gjithmonë kur nuk i beson Komisionit. Krishbaun e bëri edhe për Serbinë, por presidenti serb nuk i tha deputet skutash. I mori dhe hapi negociatat.

Në vend të plotësonim kushtet shtesë të Bundestagut, këta vazhduan të përqafoheshin dhe të putheshin me komisionerin e zgjerimit dhe Federica Mogherinit dhe thanë se këta thonë se i kemi bërë detyrat, plastë armiku dhe fashizmi. Por në Evropë nuk shkohet me propagandë. Bundestagu ka mekanizmin e vet të verifikimit”, theksoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here