Michael Foran, 33-vjeç ka mbytur me duart e tij, dhe më pas e ka qëlluar disa herë me thikë në fyt, të dashurën e tij prej 10 vjetësh, 33-vjeçaren June Jones.
Michael pas vrasjes së të dashurës së tij, e fshehu trupin e saj në banjon e apartamentit ku jetonin së bashku, dhe e mbajti aty për rreth 3 javë, duke i thënë kujtdo që telefononte për ta kërkuar atë, se ajo kishte dalë me miqtë e saj.
Pas 3 javëve pa asnjë shenjë të vajzës, policia u lajmërua dhe ajo e zbuloi trupin e viktimës, të mbuluar me gjak në vaskën e banjos së apartamentit.
Michael nuk ndodhej në shtëpi kur policia gjeti trupin e pajetë të vajzës, por ai u vu në dijeni dhe mori menjëherë në telefon mamanë e tij, ku i kërkoi ta mbulonte për krimin e bërë, por mamaja e refuzoi duke i thënë atij që më e mira për të është të vetë dorëzohej në polici.
Pas 5 ditësh në kërkim, 33-vjeçari ra në prangat e policisë.
I pyetur se përse e vrau të dashurën e tij, ai u shpreh:
” Nuk munda ta duroj më. Kam 10 vite që e duroj përditë, përditë! Njeri jam dhe unë, kalova një moment dhe e vrava. Familja e saj dhe ajo më kanë abuzuar për 10 vite rresht. Nuk mund të bëja as një filxhan çaji pa i futur ajo hundët në punët e mia!
Më bërtisnin për çdo gjë, më shanin, më fyenin. Ma bëri gropën! E vrava dhe do shkoj në burg!
E çfarë priste tjetër familja e saj nga unë?! Ja pra, e morën atë që kërkuan për ferrin që më kanë bërë të kaloj kto 10 vite.
Më vjen keq për atë që bëra, nuk doja ta bëja. Por e humba, njeri jam dhe unë. Ma kanë nxirë jetën për 10 vite rrjesht, mjaft më! ”
Viktima kishte shenja në tërë fytyrën e saj, dhe ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi të paktën 12 të çara thike në qafën e saj.
Djali pritet të dënohet javën e ardhshme.
standard.al