“Shpërthen” Dimitrov pas zhgënjimit për negociatat: BE na ka borxh një shpjegim…

0
101

“Më e pakta, Bashkimi Evropian i ka borxh rajonit që të jetë i qartë ndaj nesh. Nëse nuk ekziston konsensus për ardhmërinë evropiane të Ballkanit Perëndimor, nëse premtimi nga Selaniku në vitin 2003 nuk vlen më, qytetarët meritojnë ta dinë”, ka shkruar ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov në Twiter.

“Falënderim deri te të gjithë liderët të cilët kanë luftuar me mund që BE-ja të hapë negociata aderuese me ne, duke e pranuar dhe përforcuar me atë Marrëveshjen historike nga Prespa, duke i inkurajuar reformat e vendit me narativin evropian në Maqedoninë e Veriut, vend kandidat tani 14 vjet. Derisa arrijmë të arrihet konsensus, ne duhet të vazhdojmë t’i mbrojmë vlerat e vërteta evropiane në shtëpi”, thotë Dimitrov.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here