“Lidershipi Shqipërisë, i dështuar”/ Kashahu: Rama, fajtori për mos hapjen e negociatave! Të japë dorëheqjen

0
138

“Dështimi i hapjes së negociatave për Edi Ramën, jo për Shqipërinë”.

Kështu do të shprehej sekretari për marrëdhëniet ndërkombëtare në PD, Arben Kashahu, gjatë intervistës për Syri TV.

Përballë gazetarit Bledian Koka, zyrtari i selisë shtoi se, qëndrimi i Gjermanisë dhe Francës ka qenë i qartë.

“Qëndrimi i Gjermanisë dhe Merkel ka qenë i qartë. Edhe ai i Francës ka qenë i qartë. Franca e konsideron Shqipërinë një vend që prodhon azilantë, më shumë se vendet e tjera, e dyta në botë për prodhim azilantësh në Francë. Pse? Sepse lidershipi i Shqipërisë është i dështuar. Kanë targetuar kryeministrin e Shqipërisë si përgjegjësi kryesor dhe jo Europa.

Shqipëria është konsideruar si vend që nuk përqafon kushtet që çojnë në realizimin e principeve tona”, deklaroi Kashahu.

Më tej ai lëshoi edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

“Të tregojë denjë të lartë kombëtare. Kryeministri të japë dorëheqjen, të mos e mbajë peng procesin nëpërmjet aferave. PD do të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit sot më shumë se kurrë”, u shpreh Arben Kashahu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here