‘Le Iene’ fshin investigimin për fëmijën shqiptar në Siri/ Reagon gazetari: Kush fshihet pas kësaj?? Për të mbuluar fytyrën…

0
96
Në dokumentarin e “LE IENE”, që është i fshirë, por Dosja.al ka mundur t’a sigurojë dhe do t’a transmetojë atë të plotë pas pak, ambasadori Gent Gazheli, gënjen gazetarët italianë dhe babain e fëmijës, se do të bënte gjithçka për të rikthyer në shtëpi, Alvinin e plagosur pas një bombardimi në Siri, në kampin ku u dërgua nga e ëma.
Media italiane “Le Iene”, ka fshirë investigimin e publikuar mbrëmjen e djeshme për rastin e Alvin Berishës, një fëmijë 11 vjeç që është çuar në Siri nga nëna e tij, dhe tashmë kërkon të rikthehet tek babai. Investigimi i “Le Iene”, i cili gjendej në linkun e mëposhtëm, nuk është më…

https://www.iene.mediaset.it/video/isis-alvin-figlio-siria-campo-prigioni_544251.shtml

Ende nuk dihen arsyet që kanë detyruar median italiane që për gati 1 orë të heqë nga faqja e saj zyrtare, këtë ngjarje të rëndë që vë me shpatulla pas murit qeverinë shqiptare dhe ambasadorin tonë në Turqi, Genti Gazheli. Por gazetari Taulant Kopliku, bashkëpunëtor i ‘Le Iene’ në Shqipëri, thotë se linku është hequr për shkak se në video janë identifikuar disa persona të cilët punojnë “anonimë”.

“Linku është hequr për të mbuluar fytyrën e dy tri personave që punojnë ‘undercover’ dhe rrezikohen nëse shihen në një nga episodet e ‘Le Iene’.”-thotë gazetari Kopliku.

Dokumentari i LE IENE, i fshire

Në dokumentarin e “LE IENE”, që është i fshirë, por Dosja.al ka mundur t’a sigurojë dhe do t’a transmetojë atë të plotë pas pak, ambasadori Gent Gazheli, gënjen gazetarët italianë dhe babain e fëmijës, se do të bënte gjithçka për të rikthyer në shtëpi, Alvinin e plagosur pas një bombardimi në Siri, në kampin ku u dërgua nga e ëma. Më pas, ai i mbyll telefonin gazetarit duke e lenë fëmijën në Siri. Alvin Berisha, që të largohet nga kampi i ISIS duhet të tërhiqet nga një delegacion shqiptar, pasi është ende me shtetësi shqiptare, pavarësisht se i ati, Afrimi punon dhe jeton në Itali.

Mijëra shqiptarë janë bashkuar në rrjet dhe kërkojnë që qeveria shqiptare të ndërhyjë për Alvinin, si edhe kërkojnë shkarkimin e ambasadorit, Genti Gazheli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here