Imami: Kjo opozitë e PD-së është shërbim i plotë ndaj Edi Ramës, me Bashën nuk ka shpresë

0
99

Ish-ministri Arben Imami komentoi sonte ne studion e Java ne RTSH edhe gjendjen e opozites dhe PD. Ai akuzoi kreun demokrat Basha si nje lider qe nuk frymezon qe nuk ka mbeshtetje ne poipull e qe mbi te gjitha te gjithe aksionin e tij opozitar e shfokuson ne lojera te ndryshme per ti sherbyer kryeministrit.

“Kjo është qeverisja më e zezë që ka parë ndonjëherë Shqipëria , duke përjashtuar diktaturën. Por duke qenë se ka kapur opozitën, ai mund të bëjë çtë dojë. Djegia e mandateve, nuk kam qenë kundër duke thënë disa rezerva. 1-Përgjegjësia është e kryetarit mbi bazën e analizës dhe inforamcionit që ai ka. Dy, është cili do jetë qëllimi i kësaj lëvizjeje. E treta, kjo do ishte krejtësisht e papranueshmë në vetvete. E kam thënë edhe atëherë kjo mund ta çojë PD-në drejt fitores por edhe drejt shuarjes së saj. Ishte një moment kycc, u mor evendimi, nuk dha rezultat. Duhet të gjesh zgjidhje. Këtu nuk u mbajt përgjegjësi. Nqs kryetari po e bëntë këtë veprim për të shkëputur nga thonjtë e Edi Ramës, PD-në, ai duhej të niste direkt luftën politike.  E para ishin zgjedhjet lokale. Ai duhet të hynte dhe ti fitonte ato zgjedhje.

Kjo parti nuk ka asnjë shans me këtë formacion që është. Sondazhet e kanë treguar vazhdimisht në zbritje PD-në. Janë lojërat e tij,  i fut në çadër pastaj bën marrëveshje,  i nxjerr nga Parlamenti, dhe tani u harrua largimi i Edi Ramës e thuhet se kryesore për zgjidhjen e krizës është reforma zgjedhore. Ky njeri është në rënie. Ky njeri e ka pëlqimin në popull 18 %. Ky nuk mobilizon dot partinë. Kjo opozitë e PD-së është shërbim i plotë ndaj Edi Ramës. Jam gati i pashpresë për ndryshim.”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here