FOTO/ Djali i famëkeqit të drogës “El Chapo”, lirohet pasi banda e tij djeg qytetin

0
168

Djali i El Chapos, Ovidio Guzman Lopez u arrestua sot nga policia, mirëpo atë e ka liruar banda e tij vetëm disa kohë më pas. Policia u detyrua ta lirojë 28-vjeçarin, pasi banda e tij ia ka vënë flakën qytetit dhe mund të shkaktonte viktima të shumta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kush është Ovidio Guzman Lopez?

Ovidio Guzman Lopez është djali i famëkeqit të drogës Joaquin Guzman, i cili njihet si “El Chapo”. 28-vjeçari është një nga katër fëmijët nga martesa e dytë e babait të tij.

Guzman ka pasur edhe dy gra të tjera, me të cilat kishte së paku 6 fëmijë. Ovidio është udhëheqësi i kartelit të fuqishëm Sinaloa. Ai dhe vëllai i tij i madh Ivan morën nën kontroll bandën e drogës pasi babai i tyre u kap dhe u ekstradua në SHBA në 2017.

Djemtë, të cilët njihen në vend si “Los Chapitos”, më parë mendohej se ishin në luftë me një nga themeluesit e organizatës, Ismel “El Mayo” Zambada i cili donte që ata të largoheshin nga organizata.

Sinaloa Cartel është e përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe  krim të organizuar. Ky grup droge u krijua në fund të viteve 1980.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here