Standard.al

“Dyshoj se Rama është pjesë e tyre”, Ngjela flet për skenar antikombëtar: Dorëheqja e tregon…

0

Për avokatin Spartak Ngjela, Edi Rama kurrë nuk ka qenë për hapjen e negociatave, e nëse sipas tij që të tregojë se nuk ka bërë një lojë antikombëtare, duhet të japë dorëheqjen.

Ngjela shprehet përmes një shënimi në rrjetet sociale se kryeministri është I paaftë duke treguar edhe pse është inspirues i politikës franceze për votën kundër çeljes së negociatave.

Sipas avokatit, Rama ka bllokuar SPAK-un me lloj-lloj mënyrash, nuk ka asnjë rezultat në luftën kundër korrupsionit të lartë shtetëror si dhe e ka bërë sipas tij Shqipërinë vendin më të korruptuar të Europës.

“Pse shkoi Rama në Serbi dhe kërkoi shengen me Serbinë dhe me Rusinë kundër Kosovës? Këtë kërkon dhe Franca me Rusinë. Kjo në fakt është një politikë e vjetër antishqiptare brenda së cilës dyshoj se është edhe Rama” shkruan Ngjela.

Reagimi i plotë avokatit:

Kurrë mos mendoni se Rama ka qenë ndonjëherë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ai ka pasur dhe ka shumë frikë nga 10 pikat e Merkelit, të cilat janë shpëtimi i Shqipërisë dhe likuidimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.

Rama duhet të japë dorëheqjen, nuk ka rrugë tjetër. Është krejt i paaftë, dhe kuptohet se është inspiruesi i politikës franceze për votën kundër çeljes së negociatave. Pse?

Sepse ka bllokuar SPAK-un me lloj-lloj mënyrash. Nuk ka asnjë rezultat në luftën kundër korrupsionit të lartë shtetëror. Shqipëria është vendi më i korruptuar i Europës.

Pse shkoi Rama në Serbi dhe kërkoi shengen me Serbinë dhe me Rusinë kundër Kosovës? Këtë kërkon dhe Franca me Rusinë. Kjo në fakt është një politikë e vjetër antishqiptare brenda së cilës dyshoj se është edhe Rama.

Që të tregojë se nuk ka bërë një lojë të tillë antikombëtare, Rama duhet të japë dorëheqjen.

Zaevi, kryeministri i Maqedonise së Veriut, po pritet të japë dorëheqjen. Ai, sigurisht që është më dinjitoz se Rama…

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.