“Dy kryeministra të vendeve fqinje ikën pa asnjë faj”, Edi Rama do mbahet mend vetëm për atletet

0
307

Nga Klodian Tomorri

Ramush Haradinaj ishte kryeminister kur Kosoves ju rrezikua integriteti territorial. Jo per fajin e tij, por per shkak te prapesive te Thacit, Vucicit dhe Rames. Megjithate, edhe pse nuk pati asnje faj, ja ktheu mandatin popullit. La sovranin te vendose dhe sovrani vendosi.

Zoran Zaevit i deshtoi hapja e negociatave me Bashkimin Europian. Jo per fajin e tij, por me shume gjasa per shkak te Shqiperise. Edhe ky beri te njejten gje. Edhe pse nuk ka asnje faj, ja ktheu mandatin popullit.

Edi Rames i deshtoi hapja e negociatave me Bashkimin Europian. Sigurisht jo per fajin e Zaevit. Qendron si tribun, stoik ne detyre. Por edhe nese nuk ka asnje faj, dy kryeministra te vendeve fqinje iken pa asnje faj. Kryeministri yne nuk leviz, edhe pse nuk thote dot qe nuk kam asnje faj.

Ne ceshtje kaq te medha si kjo e integrimit, e vetmja rrugedalje jane zgjedhjet. Populli duhet lene te flase. Rama e ka mbaruar misionin. Dhe per fatin e keq te Shqiperise, e vetmja gje per te cilen do mbahet mend jane atletet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here