Dhunonte motrën e tij, bie në pranga 54-vjeçari…

0
96

Një 54-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologji ndaj motrës së tij.

Sipas policisë në pranga u vu shtetasi me iniciale B.M., 54 vjeç, banues në Fier.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe ka thyer urdhrin e mbrojtjes ndaj motrës së tij, shtetases M.B”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here