Dështoi për herë të katërt, Rama nuk mban asnjë përgjegjësi: Dorëheqje e zgjedhje të reja nuk do ketë!

0
86

Kryeministri Edi Rama nga konferenca pas vendimit të Këshillit Europian për mos’hapjen e negociatave tha se shtimi i bishtave është jo korrekt, kur BE-ja ka probleme të brendshme në “shtëpinë e saj”.

I pyetur nëse duhet ti kërkojë parlametit dhe popullit një mocion besimi, Rama tha se nuk ka çfarë ti kërkoj parlamentit shqiptar., duke eliminuar si mundësi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Gazetari: Këshilli Europian refuzoi vendimin. Për të sqaruar pozicionin tuaj politik nuk mendoni se duhet ti kërkoni parlamentit një mocion besimi dhe në popull?

Edi Rama: Parlamentit të Francës se atij shqiptar nuk kam çfarë ti kërkoj. Por atij të Francës nuk ja kërkoj dot. Maqedonia ka 14 vjet që pret të çelë negociatat. Nga Këshilli në Këshill merr sinjale pozitve dhe jo “PO”. E detyruan të ndërrojë emrin duke i premtuar që u bë kjo, u zgjidh. Ja ku jemi kishte plot që thoshin do ndahet Shqipëria, madje kishte edhe zëra brenda familjes europiane. E kemi rrezikuar në maj-qershor për shkak të katrahurave që u bënë këtu, por nuk ka lidhje në thelb vendimmarrja me çfarë ka bërë njëri dhe çfarë ka bërë tjetëri.

Çfarë duhet të bënin më shumë ata? U gjendën në një moment të historisë së bashkëjetesës ku ndodh një përplasje konceptuale mes Francës dhe Gjermanisë. Nëse e konsiderojmë progresin, si një progres me gatishëmrinë e Shqipërisë për tu bërë pjesë e BE është i pakrahasueshëm. Por nëse e kërkojmë progresin me ku kemi qenë dhe çfare kemi bërë është shumë më tepër. Nëse ne e bëjmë këtë nuk kemi asnjë pendesë sepse e bëjmë për veten tonë.

Por në monentin kur i ke vënë barrikadën procesit duke ngitur shqetësimin se kështu nuk vazhdohet më, shtimi i bishtave nuk është korrekt. Mbrëmë cilido nga vendet që kanë hyrë në BE pas rënies së komuniszmit, po të ishte në proces integrimi nuk do ta merrte. Sepse tema ishte gjetkë. Çfarë do të bëjmë me shtëpinë tonë? Presidenti i Francës ishte i hapur në atë që tha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here