Balla përpiqet të justifikohet… sulmon Macron: Ne jemi të shkëlqyer, por ju u sollët si në komunizëm!!

0
146

Sekretari i  Përgjithshëm i PS, Taulant Balla është zyrtari i parë i qeverisë që ka reaguar pas bllokimit të negociatave. Në një takim në Cërrik, Balla tha se Shqipëria ishte në situatën e një nxënësi të shkëlqyer që Franca nuk i dha notën për në universitetet. Ai e krahasoi Francën me periudhën e komunizmit, ku për arsye biografie nuk u jepej e drejta e studimit nxënësve më të mirë.

“Jemi sot në fillimin e këtij projekti teksa në Bruksel Këshilli Europian diskutoi lidhur me vendimin për të filluar procesin e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.  Është një proces shumë i rëndësishëm. Por nëse e krahasojmë është si një nxënës që ka mbaruar shkëlqyeshëm shkollën e mesme dhe për arsye që vetëm Franca i di, i refuzohet e drejta për të shkuar në universitet.  Është si historia e regjimit të kaluar që nxënësit të mirë, nëse kishte biografi të keqe, si jepej e drejta e shkollimit. Unë dua ta falenderoj qeverinë gjermane edhe për atë që bëri në Bruksel edhe për këtë projekt këtu në Cerrik”,- tha Balla.

Ai shtoi se reformat e Shqipërisë kanë qenë të suksesshme.

“Shqipëria ndërkohë ka ndryshuar Kushtetutën për të ndryshuar tërësisht sistemin e drejtësisë në vend, për të pastruar këtë sistem nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar. Majde, jemi i vetmi vend në Europë që kemi pranuar të fusin në Kushtetutë parashikimet për një operacion ndërkombëtar monitorimi i cili të verifikojë gjithë këtë proces të implementimit të Reformës në Drejtësi.  Këto janë reforma që ne i kemi bërë me bindjen që edhe BE do t’i qëndrojë, le të themi, angazhimit të vet. Para dy vitesh na u tha që, sapo procesi i vettingut të fillojë të japë rezultate, negociatat do të hapen. Tani, nga procesi i vettingut kanë kaluar rreth 200 gjyqtarë e prokurorë, e për fatin e mirë të shqiptarëve, gati gjysma nuk e kanë kaluar këtë proces Vettingu”,- tha Balla.

Ai kundërshtoi dhe deklaratat e Macron për zilantët. “Edhe përsa i përket një argumenti që u përdor nga Presidenti francez, lidhur me numrin e azilkërkuesve shqiptarë në Francë, numri i azilkërkuesve shqiptarë në Francë është i pakonsiderueshëm në krahasim me numrin e azilkërkuesve të Rumanisë apo Bullgarisë, apo Kroacisë. Raporti mund të jetë 1 me 100. Pra pretendimi i azilkërkuesve nuk qëndron ”,- tha Balla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here